U shiti 6 personave disa herë apartamentet/ Dënohet sërish biznesmenia e ndërtimit me 8 vite burg

U shiti 6 personave disa herë apartamentet/…

Ka marrë një dënim tjetër biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, e cila është kallëzuar disa herë për mashtrim.

Gjyqtari Gert Hoxha ka dhënë vendimin 8 vjet burg për ‘mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u shitur apartamenti disa herë. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën ‘arrest shtëpie’.

Vjollca Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit. Vjollca Hoxholli ishte administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k., kompani e cila ndërtonte pallate dhe e shiste disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.

Këtë aktivitet Vjollca Hoxholli e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli, i cili është vënë gjithashtu në pranga.

Në prill të këtij viti ajo mori një tjetër dënim, me 6 vite burg për nja padi të ngjashme ‘mashtrim me pasoja të rënda’. Mësohet se ndaj çiftit Hoxholli janë ngritur disa padi, të cilat do të shqyrtohen më vete ose të bashkuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit