U shoqërua në komisariat pas protestës në selinë e PD, Stresi thumbon policinë

U shoqërua në komisariat pas protestës në…

Në protestën e dhunshme të 8 Janarit në selinë e PD, policia ka shoqëruar 34 persona në komisiariat, mes tyre ka qenë dhe reperi i njohur Arkimed Lushaj.

Stresi e ka pranuar që ka qenë pjesëmarrës në protestën e së shtunën, ai tha se nuk ka kryer asnjë vepër të jashtëligjshme.

Gjjithashtu, reperi tha se policia nuk ka asnjë provë që ai ka ushtruar dhunë në protestën e së shtunës.

Ai tha:

“Kam marrë pjesë dhe nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm. Nuk ka sjellëprova policia”, ka thënë këngëtari në dëshminë e tij.

Ndërsa stresi postoi dhe një video na furgoni i policisë ku shkruante: Nëse kam gjuajtur një gurë keni të drejtë me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo? I bëj thirrje mediave”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit