
Nazif Muço i shpallur i humbur nga familjarët e tij që prej datës 6 qershor nga banesa e tij është gjendur i pajetë. 77-vjeçari nga Pogradeci u gjet paraditen e sotme në fshatin Piskupat.
Në datën 14 qershor familjarët përmes JOQ Albania, kërkuan ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e tij, duke shprehur shqetësimin e thellë për mungesën e reagimit të duhur nga institucionet përgjegjëse.