U shpall kampion bote me Gjermaninë, por sulmuesi 29-vjeçar merr vendimin drastik...

U shpall kampion bote me Gjermaninë, por…

Ka marrë një vendim drastik për jetën e tij, por duket se kjo do të jetë edhe një “shpëtim” për Kampionin e botës në vitin 2014.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Gjermanisë, Andre Shyrle, i cili ka surprizuar të gjithë miqtë dhe tifozët me vendimin e tij të fundit.

Sulmuesi ka vendosur t’i japë fund karrierës në moshën 29-vjeçare.

Gjithçka lidhet me dëmtimet e tij të njëpasnjëshme, teksa vitet e fundit nuk po arrinte dot të jepte më të mirën e tij dhe po huazohej sa në një ekip, në një tjetër.

Me keqardhje Shyrle u shpreh se, “Kjo ide po rritej në kokën time ditë pas dite, derisa në fund mora vendimin final.

Momentet e vështira sa vinin e shtoheshin, ndërsa ato të lumturat pakësoheshin.

Kam parë më shumë terr, se dritë. Nuk kam më nevojë për duartrokitjet e publikut”.

Futbollisti gjerman, gjatë karrierës së tij, është aktivizuar me disa klube në “Bundesligë” si, “Bajer Leverkusen”, “Mainz”, “Volfsburg” dhe “Dortmund”.

Ai është aktivizuar edhe në Angli me “Fulhem” dhe “Çelsi-n”, me të cilën ka fituar edhe një titull.

Sezonin e fundit, Shyrle, ishte i huazuar nga “Dortmundi” në Rusi, ku u aktivizua me skuadrën e “Spartakut” të Moskës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit