U shpall kampion me Tiranën, futbollisti veteran zyrtarizon lamtumirën nga futbolli i luajtur

U shpall kampion me Tiranën, futbollisti veteran…

Tefik Osmani i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar trajnerët, presidentët, shokët dhe tifozët që ka pasur gjithë këto vite.

Osmani ishte pjesë e Tiranës sezonin e fundit, ku u shpall edhe kampion në 100-vjetorin e klubit.

Gjithashtu, Osmani ka qenë pjesë edhe e ekipit kombëtar dhe me kuqezinjtë ka regjistruar 12 paraqitje.

Gjatë karrierës së tij, Osmani është shpallur kampion i Shqipërisë me tre skuadra të ndryshme. Elbasanin, Tiranën dhe Skënderbeun.

Postimi i Tefik Osmanit:

Si cdo femije i vogel dhe une kam patur enderr qe te luaja futboll por kete dite nuk e kisha enderruar kurre… Mbaj mend shume gjera por momenti me i bukur eshte kur babai im me ka cuar me biciklete te stadiumi Skenderbeut kur une isha vetem 8 vjec, Nga ktu filllojne endrrat e mia, kur luajta me Skenderbeun,Bylis,Tomorri,Elbasani,Metalurg Zaporozhe,Partizani,Tirana,Teuta,Vllaznia. Emocion i madh ka qene kur vesha fanellen e kombetares U15 U17 U19 U21 A te Shqiperise. Dua te falenderoj te gjithe Tranjeret qe me kane stervitur dhe edukuar. Dua te falenderoj te gjithe Lojtaret qe un kam luajtur. Dua te falenderoj te gjithe Presidentet. Ne fund falenderoj te gjithe tifozat si ata qe me kane perkrahur por dhe ata kundershtare pa ju kjo loje nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion. Faleminderit nga Tefik Osmani

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit