"U shpall një ikonë e menjëhershme", video e kërcimit të tranierit australian bëhet virale në rrjetet sociale

“U shpall një ikonë e menjëhershme”, video…

Ka mënyra për të festuar por ekziston dhe kjo mënyrë si e Dean Boxall.

Nga pozicioni i tij mbi pishinë, trajneri i notit i kampiones olimpike australiane të sapo kurorëzuar Ariarne Titmus ndezi internetin sot.

Kërcemi i tij pasi 20 vjeçarja Titmus zbriti nga froni yllin ameriakn Katie Ledecky në finalen e stilit 400 metra të lirë i kthye menjëherë në meme.

Në Australi, transmetuesi Fox Sports e shpalli Boxall një “ikonë të menjëhershme”. 

Boxal kishte nevojë për përqafimin e njërit prej drejtuesve të delegacionit australian për t’u qetësuar, megjithatë reagimet e tij nuk ishin befasi për atletin e tij i cili ndaloi serinë e 5 medaljeve të arta të Ledeki.

Shumë shikues, përfshirë tenisten australiane Daria Gavrilova, dëshironin që edhe ata të kishin atë nivel inkurajimi.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit