U shpërfytyrua nga plumbi i gomës në protesta, Kim Kardashian në kërkim të vajzës (FOTO)

U shpërfytyrua nga plumbi i gomës në…

Kim Kardashian është tronditur nga fotografia e një pròtestueseje që pësoi dèmtime serioze në fytyrë për shkak të një plùmbi gome gjatë fundjavës. 23-vjeçarja Shannyn Sharyse Nara shpërndau imazhet në rrjete sociale, të cilat morën edhe vëmendjen e yllit të KUWTK.

Me gjákun që i rrídhte në fytyrë dhe me syrin e nxirë, dukej si Shannyn ishte shpërfytyruar dhe kishte përfunduar në spítal. Gjithçka ndodhi në pròtestat për vdèkjen e George Floyd ku një efektiv pòlicie e gòditi me plùmb gome.

Kim Kardashian është ofruar bujarisht që të ndihmojë vajzën të trajtohet për tu kthyer në gjendjen e mëparshme duke bërë një postim në Instagram. “Kjo është zemërthyese dhe shqetësuese. A di dikush nga ju se si mund të kontaktoj me të? Do të dëshiroja ta ndihmoja atë në kujdesin e saj mjekësor nëse ajo ka nevojë”, shkroi Kim.

Nuk dihet nëse ka ylli i KUWTK ka rënë në kontakt me vajzën e re.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit