U shpërtheu granata teksa po punonin tokën, plagosen tre persona

U shpërtheu granata teksa po punonin tokën,…

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në një fshat pranë Prrenjasit. Një granatë e vjetë ka shpërthyer dhe ka plagosur tre persona.

Mësohet se shtetasit Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe janë plagosur në gjymtyrët e poshtme.

Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë,  ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ata po punonin tokën e tyre me bel.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit