U shpëtoi plumbave, profili i boksierit të grupit Bajri që OFL i dërgoi sot formularin

U shpëtoi plumbave, profili i boksierit të…

Nelson Hysa, të cilit OFL i ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e pasurisë është i njohur si anëtar i grupit Bajri.

Ai është boksieri i Vllaznisë dhe ka marrë edhe disa tituj kampion në këtë sport. Hysa është i njohur për policinë, pasi akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.

Nelson Hysa u shpall në kërkim në shtator të vitit 2018 dhe u vu në pranga më datë 8 mars të vitit të kaluar në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku iu sekuestrua edhe një makinë tip BMW.

Nelson Hysa i shpëtoi një atentati kriminal në datën 6 maj 2017. Hysa u qëllua me dy plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit