U shtir si e verbër për 15 vjet për të përfituar 1 milion paund

U shtir si e verbër për 15…

Një grua e cila tha se ishte e verbër, në mënyrë që të përfitonte 1 milion paund, është cilësuar si ‘gruaja më dinake ndonjëherë’ nga burri i saj.

John Pomfrey, 60 vjeç, nuk e kishte idenë se gruaja e tij Christina, 65 vjeç, ishte duke gënjyer se ishte plotësisht e verbër dhe qëndroi në karrige me rrota për 15 vjet.

Christina Pomfrey u kap duke ecur pa u shoqëruar nga hetuesit në vitin 2017.

Christina Pomfrey përdori dy identitete dhe pretendoi gjithçka që nga mbështetja e të ardhurave, deri e tek përfitimi i strehimit.

Muajin e kaluar, një gjykatë vlerësoi se si “ekzagjeroi rëndë” paaftësitë e saj, për të kërkuar më shumë se 1 milion £ përfitime.

Burimi: The Sun | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit