U shtir si infermiere dhe i zhvati miliona familjarëve të të infektuarve me Covid, del nga burgu “Tirja”

U shtir si infermiere dhe i zhvati…

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, Tire Alldervishaj, e cila duke u shtirur si infermiere iu merrte shuma parash familjarëve të pacientëve të infektuar me Covid.

Bëhet me dije se vendimi nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” është dhënë me pretendimin se prokurori ka zgjatur jashtë afateve hetimet.

Prokurori i çështjes ka kërkuar shtyrjen e hetimeve me 3 muaj.

Kujtojmë se skandali i mashtrimit i ish-sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” u bë publik në media në fillim të këtij viti.

Në videon e bërë publike, Alldervishaj i kishte marrë 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje me Covid-19 duke e mashtruar se ishte infermiere dhe do të kujdesej për nënën e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit