U shua pas sulmit me armë, e afërmja e 17-vjeçares së vrarë në Kosovë: Ëndërronte të bëhej mjeke

U shua pas sulmit me armë, e…

Mbrëmjen e kësaj të premte në Gllogjan të Deçanit ndodhi një tragjedi, ku një autobus u sulmua me armë. Nga ky sulm u regjistruan 3 viktima, dy nxënës Ledjon Hamazi dhe Gentjana Mustafaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Pas ngjarjes janë shprehur ngushëllime në nder të viktimave. ndërkohë një reagim ka ardhur nga Laureat Kosumi, vajza e hallës së Gentjanës. Për mediat në vendin fqinj, Laureta tregon se nxënësja 17-vjeçare dhe është e bija e një veterani, ndërsa citon se ëndrra e saj ishte të bëhej mjeke.

Laureat Kosumi

Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthy çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit