U spiunua nga shokët? Po lëvizte me 72 pako kanabis, arrestohet 42-vjeçari në Kapshticë

U spiunua nga shokët? Po lëvizte me…

Një operacion i befasishëm në Korçë ka çuar në pranga deri tani shtatë persona. Policia njofton se nga kjo goditje e grupit kriminal, që shisnin lëndë narkotike, sasia e sekuestruar ka shkuar në 252.4 kg. Së fundmi në pranga ka rënën shtetasi S. K., 42 vjeç, banues në Korçë.

I dyshuari është pikasur nga blutë  duke iu drejtuar pikës doganore të Kapshticës me një mjet tip tip “Volvo”. Nga kontrolli i imtësishëm 42-vjeçari i janë gjendur 72 pako me peshë 65 kg, lëndë kanabis. Destinacioni i sasisë së dorgës ishte shteti grek, teksa dyshohet se i arrestuari të ketë pasur një kohë të gjatë me ushtrimin e kësaj tregëtie të paligjëshme.

Arrestimi sipas autoriteteve është bërë i mundur nga grumbullimi i të dhënave të sigurta rreth lëvizjes si dhe aktiviteti i 42-vjeçarit. Informata të cilat mund të kenë dal edhe nga të arrestuarit e tjerë, të cilët janë marrë në pyetje disa herë për të zbardhur më shumë rreth prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 187.4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive dhe punës së mirëorganizuar, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,​ me automjetin tip “Volvo”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 72 pako me peshë 65 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, i shtetasit E. F., 32 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i implikuar në ngjarjen e datës 06.11.2021, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit L. R; J. M; I. M. dhe A. Ç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit