U sulmua teksa udhëtonte, kush është futbollisti lezhjan që u qëllua me breshëri arme

U sulmua teksa udhëtonte, kush është futbollisti…

Detaje të reja janë mësuar lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj 25-vjeçarit Eduart Pica. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 3 vite më parë ai ka qënë ndaluar në një aksident të ndodhur në zonën e Fushë Krujës, ku si pasojë ndërruan jetë dy persona.

Dyshohet se sulmi ndaj tij ka lidhje me ngjarjen pak kohë më parë, ndërsa autorët por kërkohen nga Policia. Për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, Policia ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë për të kapur detaje nga mjeti me të cilin u larguan autorët.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së sotme në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës, ku ndaj Picas është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me mjetin e tij në qytet./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit