U takua me Yuri Kim dhe pastaj doli krah Berishës, flet Kokalari: Ambasadoren e kam mikeshë

U takua me Yuri Kim dhe pastaj…

Ditën e sotme janë publikuar në media, disa fotografi të ambasadores Yuri Kim dhe aktivistes, Evi Kokalari në një bar të Tiranës.

Pas këtij takimi, Kokalari u shfaq krah Berishës në Vlorë për ta mbështetur atë dhe nismën për largimin e Lulzim Bashës.

E pyetur nga gazetari Bledian Koka, se cili ka qenë qëllimi i takimit me Kim, Kokalari tha se janë mikesha.

Më bën përshtypje sa shpejt gazetarët marrin informacione për gjëra të tilla.

E njoh ambasadoren përpara se të vinte në Shqipëri dhe e konsideroj mikeshë. Folëm si mikesha, diskutuam shumë gjëra, ato që po ndodhin në PD dhe në Amerikë. Besoj tek miqësia dhe shoqëritë e mira me njerëzit, besoj tek dialogu.

E di që ka kritika ndaj saj, por për mirë apo keq, unë e konsideroj mikeshë. E mbaj respektin, unë jam gjithashtu amerikane dhe ajo është edhe ambasadorja ime“, tha Kokalari, e cila nuk zbuloi më shumë detaje nga takimi.

Gjatë takimit në Vlorë, Kokalari tha se Lulzim Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e partisë, sepse baza mbështet Sali Berishën.

Unë kam ardhur në Shqipëri vetëm për ju. Në 23 vjetët e fundit, unë kam ardhur në Shqipëri vetëm 20 ditë. Unë jam amerikane, por kam lindur dhe jam rritur në Tiranë.

Ndërkohë që zoti Berisha po fliste për opozitën dhe pluralizmin, më erdhi ndërmend kushërira ime Musine Kokalari, që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Më vjen keq, që pas kaq vitesh Shqipëria është ende në atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët.

Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish kryetari i Partisë Dmeokratike. Lulzim Basha nuk ka mundur të ketë bazën me vete, mund të jetë i shitur. Kam idenë që po të shkonte në një nga qyetetet e Shqipërisë, për të mbledhur bazën, nuk do të paraqiteshin as pesë veta. Ndërsa Berisha ka një bazë shumë të fortë, kudo që shkon.

Kjo është e vetmja gjë që do ta shpëtojë Partinë Demokratike. Berisha ka nëj detyrë ta kthejë PD-në ku ka qenë, por ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja përse jam këtu.

Bashës i ka mbetur vetëm logo dhe vula e PD, të gjithë të tjerët, baza, është këtu me ne“, tha Kokalari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit