
Para jo më larg se dy diotësh, opinioni publik u trondit jo pak nga një video ku dukej Megi Pojani duke bërë gjeste jo të hijshme, mbi varrin e stërgjyshes së saj.
Marsela, që është motra e Megit, postoi videon e bujshme në InstaStory, në të cilën shfaqej Megi duke pastruar varrin, qeshur, dëfryer dhe duke u tallur. Një pjesë e madhe e opinionit publik e dënoi këtë ngjarje, duke e cilësuar si mjaft të rëndë.
Edhe vetë moderatorja kërkoi ndjesë publike për atë që u përcoll tek përdoruesit e rrjeteve sociale.
Mirëpo, jo njëjtë mendojnë familjarët e saj, të cilët e konsiderojnë si diçka jo aq të madhe.
Ina, motra e Megit ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një me tezen e tyre, ku kjo e fundit e kritikon Megin jo për veprimin e pahijshëm, por pse kërkoi ndjesë publike.
