U tallën me një adoleshente në grupin e WhatApp, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit nr.1

U tallën me një adoleshente në grupin…

Rustem Dervishi, shefi i krimeve në komisariatin nr. 1 në Tiranë është pezulluar nga detyra për 30 ditë. Ai së bashku me disa kolegë të tjerë, shprehën komente fyese dhe denigruese për një adoleshente e cila rezultoi e humbur. Fillimisht Rustemi dërgoi informacion në grupin e punës për 18-vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Menjëherë nisën komentet tallëse dhe seksiste në grupin e bisedës, ku kolegët hidhnin dhe shefi i krimeve priste batutat. Rasti u zbulua dhe u publikua nga JOQ Albania, duke bërë publike bisedat skandaloze mes atyre që duhet të garantojnë sigurinë e jetës, e jo të qeshin me jetën e qytetarve.

Për një muaj Rustem Dervishi nuk do të jetë në punë, një masë ndëshkimore në dukje e lehtë, pasi të tilla ngjarje cënojnë një institucion shtetëror që paguhet nga taksat e shqiptarve. Nga kjo ngjarja “pa lagur” duket se kanë shpëtuar kolegët e tjerë të shefit të krimeve, të cilët po ashtu mbajnë mbi supe bullizimin e një adoleshenteje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit