U tërhoq zvarrë nga policia| Prek sërish nënë Liza: Kam fjetur jashtë, s’kam ku të lahem

U tërhoq zvarrë nga policia| Prek sërish…

Protesta e banorëve të zonës së “5 majit” është zhvendosur tashmë para drejtorisë së Policisë së Tiranë. Pasi i’u shembën shtëpitë e i nxorrën me forcë nga prona e tyre, banorët kërkojnë një shpjegim tashmë për mënyrën e shembjes së banesave të tyre dhe përdorimi ne forcës nga policia. 

Liza Marku, nëna e cila përloti shqiptarët me mënyrën sesi efektivet e policisë e trajtuan, ka sërish një mesazh të fortë. Ajo shprehet se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Rama i kanë prerë në besë, pasi kanë sjellë policinë dhe kanë prerë dritat në 4 të mëngjesit.

“Falenderoj gjithë mediat që na kanë ndihmuar sepse nuk do të na kishte rënë pas kush. Mbrëmë kam fjetur jashtë, nuk kam ku të lahem dhe ku të ndërrohem. Erion Veliaj dhe Rama na prenë në besë, ne nuk e dinim. Ata janë mafiozë të mëdhenj. Na thanë do t’i fikim dritat në orë 6 dhe na i fikën në orën 4. Na zunë pa përgatitur për të prishur shtëpitë. Erdhën sikur iku në malësi.

Ne dolëm para dhe ata na shtynë, na morën para. Kur të vijnë me te vjedhur nuk mund tu thuash hajde bujrum. Nuk na lanë as të marrim sendet personale. Nuk e kam ditur se do të ndeshem me policinë në këtë moshë. Më terr sa është Shqipëri nuk ka më. Kjo nuk është nena Shqipëri, por nëna e zezë Shqipëri. Më mirë të na kanë vrarë. Nuk i kam votuar për të më prishur shtëpinë” – tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit