U tha se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, Tea flet për herë të parë (FOTO)

U tha se do të jetë pjesë…

Pak ditë më parë, Top Channel dha lajmin e shumëpritur që janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

U tha se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, Tea

U tha se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni. Mirëpo, kjo e fundit ka folur për herë të parë për aludimet dhe ka treguar që në fakt këto s’janë lajme të vërteta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit