U tha se ishte lidhur me Stallonen, modelja shqiptare: Gabim, ai ka moshën e babait tim

U tha se ishte lidhur me Stallonen,…

Ditë më parë modelja shqiptare Heidi Lushtaku publikoi një foto ku shihej me aktorin e njohur Silvester Stallone.

Fotoja ishte e shkrepur në një jaht, nga Heidi, ku në sfondishin një grup personash, ku në mesin e tyre  qëndronte dhe Stallone.

‘Vera është duke ardhur.”- shkroi modelja në foto, pa dhënë asnjë informacion më shumë.

E së fundmi  ajo ka reaguar pas lajmeve që bënë bujë në media në lidhje me marrëdhënien që ekziston mes saj dhe Sylvester Stallone.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”  Heidi i ka hedhur poshtë aludimet për një lidhje mes tyre duke i quajtur absurde, pasi sipas saj, Stallone ka moshën e babait të saj.

“Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë, por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim.  Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë paratë në një mënyrë,”- u shpreh modelja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit