U tha se vdiq nga mbidoza/ Reperi shqiptar shfaqet në Paris

U tha se vdiq nga mbidoza/ Reperi…

Pak ditë më parë u publikua një foto e reperit Sin Boy në një ambulancë dhe nisën thashethemet për vdekjen e tij.

Faqja në Instagram që ka postuar foton në fjalë thotë se Sin Boy ka dhënë frymën e fundit në një spital në Kosovë pas një mbidoze. Sigurisht që në rrjetet sociale nuk ishin të paktë ata që menduan se publikuesi gënjen ose është thjesht një marifet publicitar për projektin e tij të radhës muzikor.

Por tashmë prej disa orësh, në platformën Tik Tok po qarkullon një video ku shfaqet Sin Boy në Paris live. Sigurisht, askush nuk e di nëse paraqitja e tij në kryeqytetin francez është në këtë periudhë apo më herët.

Kujtojmë se ditën e djeshme në faqen e instagramit të Sin Boy është hedhur një postim ku thuhet: 

“Për fat të keq thashethemet janë të vërteta, por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë. #sininacion”.

Ky postim u shpërnda në profilin e saj nga motra e tij, e cila në të njëjtën kohë ka vendosur një foto të zezë profili në rrjetet sociale, çka i ka shtuar shqetësimet.

Në të njëjtën kohë, nëna e Sin Boy duket se konfirmoi thashethemet për vdekjen e djalit të saj, teksa mbylli komentet në postimet e fundit, ndërsa në profilin e saj në Instagram vendosi një sfond të zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit