U tha se vdiq nga mbidoza/ Si qëndron e vërteta e “vdekjes” së reperit shqiptar?

U tha se vdiq nga mbidoza/ Si…

Ka pasur shumë shqetësime gjatë 24 orëve të fundit nëse reperi Sin Boy është gjallë apo jo.

Në fakt thashethemet nëse Sin Boy ka vdekur në moshën 29-vjeçare u ndezën nga fotoja në një ambulancë, që u shfaq në internet. Në postim thuhej se reperi nuk jeton më, një lajm që ka tronditur fansat e tij. Raportimet gjatë ditës shkruanin se vdiq nga mbidoza.

Pas këtij lajmi që bëri xhiron e rrjetit, të gjithë po përpiqen të zbulojnë se cila është e vërteta.

Pak orë më parë është hedhur një postim nga llogaria zyrtare e Sin Boy ku thuhet: 

Për fat të keq thashethemet janë të vërteta, por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë. #sininacion”.

Ky postim është shpërndarë në profilin e saj nga motra e tij, e cila në të njëjtën kohë ka vendosur një foto të zezë profili në rrjetet sociale, çka i ka shtuar shqetësimet.

Në të njëjtën kohë, nëna e Sin Boy duket se konfirmon thashethemet për vdekjen e djalit të saj, teksa mbylli komentet në postimet e fundit, ndërsa në profilin e saj në Instagram vendosi një sfond të zi.

Por komentuesit duket se nuk e besojnë këtë lajm, pasi shprehen se ky është thjeshtë një truk për të marrë vëmendjen e mediave, që në postim po lë të nënkuptohet, që po e sabotojnë edhe në rast “vdekje”. Po ashtu duke qenë se ska asnjë reagim nga asnjë koleg i Sin Boy, madje as nga ish e dashura Rina Balaj, na mbetet te besojmë se është thjeshtë një shaka. 

Me këngëtaren me origjinë shqiptare Rina Balaj, Sin Boy bashkëpunoi për herë të parë në vitin 2018 kur publikuan këngën ‘Gigi’ që u bë një hit. Më pas ata u dashuruan dhe publikuan më shumë këngë së bashku në shqip.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit