
Një ministre e Afrikës së Jugut u kritikua ashpër në rrjete sociale pasi u tha nxënëseve të saj të “hapin librat dhe mbyllin këmbët”.
Këto komente, ministrja e Shëndetësisë e rrethit Limpopo Rofi Ramatuba, i bëri gjatë një vizite në një shkollë të mesme në Segagapeng.
“Unë u them vajzave: hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos hap këmbët, por hap librat. Faleminderit”, u tha ajo midis të tjerash studenteve të saj. Ministrja vijoi më tej duke thënë se burrat e moshuar joshin vajzat duke u ofruar atyre gjëra luksoze. Mediat e huaja shkruajnë se akuzat e Ramatumba kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe shumë përdorues po pyesin veten pse ajo iu drejtua vetëm vajzave.
“Kjo nuk është mënyra e duhur për të folur me fëmijët për abuzimin, seksin dhe pëlqimin”, ka shkruar një komentues.