“U tmerrova”/ Gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogari dhe bie në hall me bankën: Kisha vetëm 20 $

“U tmerrova”/ Gruaja gjen 1 miliard dollarë…

Një grua SHBA, që mendonte se kishte vetëm 20 dollarë në Bankë, mbeti e shtangur pasi kontrolloi llogarinë e saj në një ATM. Ajo zbuloi se krejt papritmas ishte bërë një miliardere.

Julia Yonkowski u habit kur pa se në llogari balanca totale tregonte shifrën 999 985 855 dollarë, që do të thotë se ishte bërë personi i 615-të më i pasur në Amerikë. 

Por Julia e ndershme po mundohet me të gjitha mënyrat që t’i kthejë këto para’ që nuk janë të sajat sa më shpejt që të jetë e mundur, por askush nga banka nuk i përgjigjet.

Ajo është përpjekur të kontaktojë Bankën e saj lokale “Chase”, por nuk ka marrë përgjigje për telefonatat e saj.

U tmerrova. E di që shumë njerëz do të mendojnë se jam budallaqe, se më ka rënë lotaria, por unë u tmerrova. Doja të tërhiqja 20 dollarë, por u shtanga kur pashë 1 miliard aty.Unë nuk do t’i merrja kurrë, pasi nuk janë paratë e mia”, tregon Julia./Gazeta SHQIP

“U tmerrova”/ Gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogari dhe
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit