U tregoi bërrylin tifozëve në ndeshjen e Shqipërisë, Balla: Hyp këtu, shih Durrësin!

U tregoi bërrylin tifozëve në ndeshjen e…

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi lidhur me pamjet e përhapura nga stadiumi, ku u shfaq duke bërë një gjest me bërryl në momentin kur tifozët thërrisnin “Rama, jep dorëheqjen”.

Balla deklaroi se e ndan mbështetjen për Kombëtaren nga politika, ndërsa e shoqëroi sqarimin e tij me tone të ashpra: “Sa për bërrylin, lexojeni… Hip këtu, shif Durrësin’, sa herë të shihni politikë në stadium”, u shpreh ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama nuk do të tërhiqet nga detyra, por do të vijojë mandatin dhe zbatimin e programit qeverisës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit