U ul 'këmbë përmbi këmbë' në karrigen e Pelosit, vendoset në pranga amerikani

U ul ‘këmbë përmbi këmbë’ në karrigen…

U fotografua duke ndenjur “këmba mbi këmbë” në tryezën e Nancy Pelosi-t të mërkurën, por ditën e djeshme është arrestuar burri i famshëm në foton që u bë virale në rrjet.

Burime nga zyrtarët federalë, bëjnë të ditur për mediat se ai është mes të arrestuarve që janë nën akuzë për “rrethimin” e Kapitolit në SHBA. Autoritetet gjetën gjithashtu 11 kokteje molotovi dhe një pushkë gjysmëautomatike në automjetin e një 70-vjeçari nga Alabama i cili gjithashtu u arrestua, sipas prokurorëve. I moshuari kishte po ashtu edhe dy pistoleta.

Një numër i madh prokurorësh dhe agjentësh të FBI janë caktuar të punojnë në hetim dhe po ndiqnin dhjetëra çështje, tha Ken Kohl, prokuror në zyrën e avokatit amerikan në Uashington, në një konferencë me gazetarët.

“Kemi ende shumë punë për të bërë,”shtoi Steven M. D’Antuono, i cili drejton zyrën në terren të FBI në Uashington.
Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit kanë akuzuar të paktën 13 persona, tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp të premten më vonë, disa me akuzat e hyrjes së paligjshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit