U vetëhodh dje nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 37-vjeçari në spital në Elbasan

U vetëhodh dje nga lartësia e pallatit,…

Ka ndërruar jetë një 37-vjeçar në Elbasan. I riu me inicialet B.M., banues në Elbasan, u vetëhodh ditën e djeshme nga pallati në lagjen “Çlirimi”. Shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e 37-vjeçarit. Pas ngjarjes ai u dërgua në spital, por sot ndërroi jetë.

Njoftimi i Policisë:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit