U vetëhodh nga kati i dytë i banesës, 80 vjeçarja në gjendje të rëndë

U vetëhodh nga kati i dytë i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kaninë të Vlorës, ku një 80 vjeçare është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj. Menjëherë, e moshuara është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë pasi raportohet se ka kaluar në paralizë.

Dyshohet se 80 vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike, shkak i cili e ka shtyrë të të ndërmarrë këtë hap të rëndë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit