U vetëplagos duke pastruar armën, Bledar Beluli ish-efektiv i RENEA-s

U vetëplagos duke pastruar armën, Bledar Beluli…

Mbrëmjen e 23 janarit, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, u vetëplagos me armë zjarri, shtetasi me inicialet B. B., 37 vjeç,

Personi në fjalë u dërgua në spital, aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet e policisë bëjnë të ditur se arma me të cilën u plagos B.B. është e tij dhe se për të ai është i pajisur me leje.

I vetëplagosuri është Bledar Beluli, ish-efektiv i RENEA-s. Ai edhe disa vite më parë ka pasur një incident të rëndë ku u plagos.

Beluli në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm. 37-vjeçari pësoi dëmtime të mëdha në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa u nxor nga gremina pas disa orësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit