U votua në Parlament nga deputetët analfabet, Korporata e Investimeve i shkakton dëm ekonomik buxhetit

U votua në Parlament nga deputetët analfabet,…

Korporata e Investimeve ishte një nga projektligjet që qeveria e Edi Ramës kaloi gjatë kohës që opozita braktisi Parlamentin. Salla më e rendësishme ligjvënëse për shqiptarët u mbush me deputet analfabet të cilët u përdorën si vota për qeverinë. Ndër ta ishin emra si Majlinda Halilaj, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Ylli Shehu etj, të cilëve iu ndje zëri vetëm kur ishte “e detyruar” të mbronin ligji që kërkonte qeveria të miratonte.

Mirëpo Korporata e Investimeve i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 19.4 milionë lekë ose afro 170 mijë euro, vetëm për vitin 2021. Një institucion me humbje, që nuk ka realizuar deri më sot asnjë të ardhur, kështu e cilëson Ministria e Financave Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Ligji për Korporatën u miratua në vitin 2019, me objektivin për të investuar dhe krijuar fitime nga prona shtetërore që nuk përdoreshin dhe kishin vetëm kosto. Asokohe Banka Botërore pati kritika për draftin, i cili më pas u kthye në ligj. Këto kritika nuk u dëgjuan nga qeveria, e cila vijoi harxhimin e parave nga taksat e shqiptarve pa një plan fitimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit