U vra aksidentalisht me thikë, shokët e Fatjonit: Punonte pas shkolle si shpërndarës picash

U vra aksidentalisht me thikë, shokët e…

Të tronditur dhe ende nuk e besojnë që shoku i tyre i klasës nuk jeton më. Në shkollën e Fatjonit në Gramsh, të riut që u vra me thikë, ka rënë heshtja. Shokët nuk donin që sot të ishin në mësim pa të, por hynë në klasë për ta nderuar. Ata tregojnë se ai ishte një djalë i sjellshëm, bënte shaka, mësonte dhe nuk përfshihej në zënka.

Fatjoni kishte një jetë aktive mes familjes, shkollës dhe punës. Në orën 13:15 ai linte shkollën, ndërsa në orën 16:00 paraqitej në punë. Adoleshenti punonte si shpërndarës picash deri në orën 23:00.

Ka qenë një nxënës shumë i shoqërueshëm, merrte pjesë në çdo aktivitet shkollor, po ashtu dhe jashtë. Ishte një djalë i çiltër që bënte shumë shaka, ka qenë shumë i mirë. Nuk ka qenë person që i kishte qejf zënkat, përpiqej që t’i largonte ato, t’i shmangte duke i mbyllur muhabetet në moment. Nuk kishim dëshirë të vinim, por vetëm prej tij e gjetëm forcën. Pastaj ishte një shok që nuk donte të shikonte asnjë të mërzitur, donte që çdo kush të ishte i qeshur” – tha një nxënëse.

Mbarova shkollën, i dhashë dorën dhe i thashë po iki dhe takohemi… Se e lamë plan të takoheshim pasdite dhe ika në shtëpi. Ai do ikte të qetheshe, pastaj në orën 4 kishte punë, do rija pak tek puna e tij dhe do ikja në shtëpi. Punonte si shpërndarës picash në orën 4 deri në orën 11 të natës. Kishte qejf të kishte lekët e veta” – tregon shoku i tij i ngushtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit