U vra ditën e arrestimit të Dritan Rexhepit, spitali në Ekuador nuk hapi dyert për Arjan Rizajn

U vra ditën e arrestimit të Dritan…

Ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll, një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit.

Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj 53-vjeç është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Viktima nuk është pranuar të shtrohet në urgjencën e spitalit prandaj është dërguar në një klinikë private që ndodhej disa metra më tutje. 40 minuta më vonë 53-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë.

Bashkëshortja e tij ka deklaruar për hetuesit se e pa të gjithë skenën e vrasjes. Për qëndrimin e Rizajt në Ekuador, ajo ka treguar vetëm se viktima nuk punonte pasi nuk kishte ende dokumente të vlefshme dhe se familja i dërgonte para për të jetuar, megjithatë viktima kishte dhe një kartë identiteti ekuadoriane.

Sipas bashkëshortes 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

Mediat ekuadoriane bëjnë të ditur se shqiptari ka marrë 9 plumba nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra.

Rizaj nuk është shqiptari i vetëm që vritet në Ekuadror, vendi ku jetojnë shumë persona janë të përfshirë në pazaret e drogës. Në parajsë e në ferr është kthyer ky shtet për shqiptarët. Ata kanë zgjedhur Ekuadorin si vend për të jetuar dhe shpëtuar drejtësisë, duke vijuar lirshëm punën e tyre me tregtimin e drogës.

Por pavarësisht kësaj “parajse”, shqiptarët në Ekuador po jetojnë edhe “ferrin”, pasi rreziku duke vrarë njëri-tjetrin është shumë i lartë.

Kujtojmë këtu se në vitin 2020 u vra në Ekuador Adriatik Tresa, i cili u hetua për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri. Ky i fundit u ekzekutuan në vitin 2017 pasi u dyshua se prej disa kohësh ai ishte inflitruar nga policia në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë. 

 Ergys Dashi, I cili ishte pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, është një tjetër shqiptar që u ekzekutua me 20 plumba në vitin 2022 në një restorant në Ekuador.

Edhe 64-vjeçari Fadil Kaçaniqi, shtetas i Malit të Zi, u ekzekutua me tre plumba në Ekuador, ndërsa bashkëshortja e tij 63-vjeçare Fatima gjeti vdekjen pasi u godit me sende të forta në kokë,.

64-vjeçari ka bërë disa vite burg për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës dhe grabitje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit