U vra dje në Kavajë/ Fqinja e Altin Rexhës: Ishte shpirt njeriu, e vranë me fëmijën në krahë

U vra dje në Kavajë/ Fqinja e Altin…

Fqinjët e Altin Rexhës që mbeti i vrarë pasditen e djeshme pas një sherri me Edmond Gosën në Kavajë kanë folur për të dhe kanë shprehur keqardhje për çfarë ndodhi. Njëra prej tyre tregoi se Rexha kishte prej një viti e pak që jetonte në Kavajë, duke theksuar se ishte një person shumë i mirë dhe pa probleme. Ajo tha se të gjithë e kanë të vështirë ta besojnë atë çfarë ndodhi, pasi Altini ishte një njeri shumë i urtë dhe familjar.

Kishte një vit e tre muaj që jetonte këtu. Ishin njerëz të mirë. Më ka ardhur shumë keq. Ishte njeri shumë i mirë, shpirt njeriu. Edhe kur nuk e kisha mendjen, ai të thoshte ‘mirëmëngjesi si je’. Punonte, bënte shtëpi. Ishte njeri familjar. E vranë me fëmijë në krahë”, u shpreh ajo.

Ndërsa tha më tutje se, atë moment ai ishte nisur për në supermarket bashkë me djalin e tij. Madje djali ka qenë prezent në momentin që ndodhi ngjarja.

“Kishte ardhur nga puna, kishte marrë çunin dhe kishte shkuar në supermarket. Edhe çuni ishte traumatizuar sepse ia kishin ngulur thikën në zemër. Gruaja e tij është shumë grua e mirë. Shikonte punën e vet”, ka thënë fqinja e tij.

Altin Rexha mbeti i vrarë ditën e djeshme pas një sherri me Edmond Gosën. Ky i fundit, teksa janë konfliktuar me fjalë, e ka goditur me thikë në prezencë të djalit të tij të mitur ndërkohë që i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Të dy nuk mundën t’i shpëtojnë plagëve të marra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit