U vra me 6 plumba para shtëpisë, dalin pamjet e ekzekutimit të gazetarit grek

U vra me 6 plumba para shtëpisë,…

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë dy ditë më parë, ku dy njerëz të maskuar ekzekutuan gazetarin e njohur të kronikës George Karaivaz. Mediat greke kanë publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së gazetarit, kur autorët me motor dhe të maskuar largohen me shpejtësi pas krimit. Një dëshmitar në vendngjarje ka deklaruar për policinë se ishte përballë vrasësve të gazetarit dhe se i pa autorët në momentin që ekzekutuan George Karaivaz. “Unë isha para dhe pashë vrasësin që qëlloi në drejtim të George. Unë isha vetëm 5 metra larg”-tha ndër të tjera ai. Gjithashtu dëshmitari okular përshkroi dhe ekzekutorin, gjë e cila mund të ndihmojë autoritetet që të bien në gjurmët e tij. “Ishte i gjatë, rreth 1.8 metra, me kapelë dhe syze dielli, kishte veshur një xhaketë të gjelbër. Unë dhe fëmijët njoftuam policinë”- shtoi dëshmitari okular. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa George Karaivaz sot do të përcillet në banesën e fundit.

Gazetari, George Karaivaz, u ekzekutua para shtëpisë së tij sapo ishte kthyer nga një emision ku kishte qenë i ftuar. Menjëherë sapo zbriti nga makina, për të hyrë më pas në shtëpinë e tij, ai është ekzekutuar nga dy persona, të cilët janë afruar me një skuter dhe të maskuar. Dyshohet se arma e përdorur prej tyre është pistoletë me silenciator, pasi fqinjët dhe familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma.

https://www.megatv.com/75e58af9-3641-4514-8d78-c88ada27c2e8

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit