U vra me breshëri kallashnikovi, zbulohet jeta e 32-vjeçarit me dy emra

U vra me breshëri kallashnikovi, zbulohet jeta…

Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj 32-vjeçarit Jetmir Bregu, i cili u vra me breshëri kallashnikovi në lagjen numër 16 në Durrës.

Ekzekutimi i tij është bërë sapo ka dalë nga makina. Sipas informacioneve për mediat, autorët që kanë kryer krimin kanë përdorur një automjet me ngjyrë të zezë.

Ndaj Jetmir Bregut është qëlluar me breshëri armësh, nga pjesa e pasme e mjetit, ku ishte pozicionuar qitësi.

Mësohet se viktima ishte i martuar dhe baba i një djali,  ndërkohë që lidhur me ngjarjen janë shoqëruar deri tani 10 persona, që mund të kenë dijeni për autorët.

Bregu kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, ishte me origjinë nga Kukësi dhe ishte i papunë. Në vitin 2011 ai ishte dënuar për kanosje.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit