U vra në afërsi të biznesit të tij, Reçi u përpoq t’i shpëtonte breshërisë së plumbave

U vra në afërsi të biznesit të…

Gjatë ditës së sotme u ekzekutua me armë zjarri Xhelal Reçit në Laç. Ngjarja ndodhi konkretisht në afërsi të biznesit të tij, teksa bëhet me dije se ish-polici I Kurbinit ka tentuar t’i shpëtonte breshërisë së plumbave, por nuk ja ka dalë.

Shkaku i tragjedisë nuk dihet ende, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë në disa pamje të siguruara nga Fax Neës shihen gjurmët e gjakut të cilat janë prezente në të gjithë zonën, ku Reçi ka tentuar që t’iu largohet dy autorëve që e kanë qëlluar me breshëri arme. Mësohet se i ndjeri është qëlluar me armë sapo ka zbritur nga makina për të hapur qepenin e biznesit të tij, ndërkohë që edhe pse i plagosur ai ka tentuar që të fshihet mes dy objekteve, në mënyrë që tiu shpëtojë plumbave.

Ndërkohë pas ngjarjes, në afërsi të zonës së Milotit është gjetur i djegur një mjet tip“Toyota”, teksa dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes ku mbeti i vdekur Xhelal Reçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit