U vra në Fier, Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

U vra në Fier, Novruz Cenalia ishte…

Novruz Cenalia efektivi i Shqiponjave i cili u qëllua për vdekje pak pas mesditës së kësaj të hëne në fshatin Baltëz të Fierit, kishte vetëm një muaj që ishte martuar.

Detaji prekës është zbuluar së fundmi, teksa kërkimet për autorin e krimit 23-vjeçarin Azgan Mernica janë duke vijuar. Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 30 mijë euro për personat që japin informacion të saktë për vendndodhjen e tij.

Kërkimet janë përqendruar në fshatin Baltëz, ku forcat e policisë kanë rrethuar shtëpinë e Mernicës, teksa në zonë ndodhen forcat RENEA dhe efektivë të shumtë policorë që po kontrollojnë me dron dhe qen.

Makina e autorit u gjet në afërsi të vendit të ngjarjes. Krimi mendohet se ka nisur për një konflikt të çastit, teksa Novruz Cenalia ishte i veshur me uniformë polici, pasi po shkonte për të marrë turnin e punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit