U vra në Greqi/ Zbulohet jeta e Visar Dakramës

U vra në Greqi/ Zbulohet jeta e…

Mediat greke kanë zbardhur më shumë detaje rreth shqiptarit Visar Dakrama, që u vra nga një i ri grek në Mykonos. Ato i kanë kushtuar një artikull të veçantë ditën e sotme ku shkruajnë se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërkohë që kishte dhe një vëlla tjetër i cili punon në ndërtim në Angli.

Gazetat bëjnë me dije se kanë qenë miqtë e Visarit që kanë rrëfyer detaje për tij, ku ndër të tjera kanë treguar se kishte emigruar në Greqi, ku ka punuar si elektricist në ishullin e Mykonosit. Ai kishte mundur të ndërtonte një banesë luksoze në Çorë, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformave online.

Bëhet me dije se  Visari e bleu për një shumë prej 150 mijë euro dhe arriti ta rinovonte atë, madje duke ndërtuar dhe një pishinë, Kështu gjatë verës qiraja shkonte deri në 800 euro. 

Kujtojmë se i riu shqiptar u qëllua pak ditë më parë me plumb në kokë nga një shtetas grek në Mykonos. Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve. Por miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.

Pronari i klubit ku ndodhi ngjarja tregoi se, dy të rinjtë u zunë në orët e para të mëngjesit. Pas debatit 33-vjeçari shkoi në banesë ku rrëmbeu armën e zjarrit dhe qëlloi me plumb në kokë shqiptarin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit