U vra në mënyrë të pamëshirshme nga serbët, gjenden pas 30 vitesh eshtrat e 17-vjeçarit

U vra në mënyrë të pamëshirshme nga…

Jovan Josip Krosnjar është 17-vjeçari nga Vukovari, tashmë i ndjerë dhe engjëll i parajsës, i cili u vra në mënyrë të pamëshirshme nga forcat serbe, më 17 nëntor 1991, në tregun e drurit. Ai u nda nga nëna dhe më pas u eliminua në mënyrë makabre, teksa sot, pas 30 vitesh tragjedi, eshtrat e të ndjerit janë gjetur dhe identifikuar. E ndonëse nëna e cila nuk pushoi së kërkuari, nuk arriti të varrosë trupin e djalit të saj, vëllai i madh Ivica, ka gjetur eshtrat e vëllait të tij. Sipas maxportal.hr, lajmin e ka bërë të ditur Ana Galoviq, shkrimtarja që fatin e këtij djali e ka trajtuar në librin e saj “Mami, s’po e shoh parajsën”, e cila shpreh edhe njëherë ngushëllimet për familjarët. Jovan Josip Krosnjar lindi në Vukovar më 8 shtator 1974, nga babai Đurađ dhe nëna Ivka. Fëmijërinë e tij, ai e jetoi me babanë dhe nënën e tij në qytetin e Sajmishtës, Sipas mediave kroate, i ndjeri bashkë me gjashtë persona të tjera asokohe janë dërguar në pjesën e Tregut të Drurit dhe më pas janë qëlluar pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit