U vra nga babai, flasin shoqet e Xhesikës: Ishte si dritë dielli, e ëmbël

U vra nga babai, flasin shoqet e…

Xhesika mbeti e vrarë nga babi i saj. Shokët e të resë shqiptare qajnë para institucionit arsimor, flasin me njëri-tjetrin, i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë ka ndodhur dhe vazhdojnë të pyesin veten pse. Mikja e saj Marika ka treguar se përjetoi tronditje të madhe kur mori vesh lajmin e kobshëm.

“E kam njohur nga që shkolla fillore ne kemi shkuar në të njëjtën klasë, pastaj në shkollë të mesme kemi përfunduar në klasa të ndryshme. Unë zgjodha një rrugëtim tjetër. Ajo ishte në Terza A. Klasa e saj është afër meje dhe shpesh përshëndesnim dhe flisnim. Ajo ishte shumë studioze. Morrte pjesë në të gjitha projektet e organizuara nga shkolla. Ndonjëherë flisnim për muzikën, por ajo ishte një vajzë shumë private. Ajo nuk fliste për çështjet personale. Por ishte si dritë dielli e ëmëbël gjithmonë”, u shpreh ajo.

Në gjimnazin e Xhesikës u mbajt një moment heshtje të hënën në mëngjes për të kujtuar viktimën e re.

“Xhesi jeton brenda nesh. X gjithmonë 3A”, ky mbishkrim i shoqëruar me një zemër, i bërë në një pankartë nga miqtë e klasës së Xhesikës u vendos në kangjellat e shkollës. Atje ku sot mungoi vajza shqiptare. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit