U vra nga babai i saj/ Një minutë heshtje në shkollën e Xhesika Malajt, flet drejtoresha

U vra nga babai i saj/ Një…

Ngjara e fundit në Itali ku kryefamiljari shqiptar ka goditur dhjetëra herë me thikë një shtetas italian, bashkëshorten dhe vajzën e tij, ka tronditur vendin fqinj. Mësohet se në shkollën e Xhesikës sot mbahet një minutë heshtje dhe po kryhen homazh nga nxënësit e klasës.

Mësohet se, Xhesika Malaj ndoqi institutin shtetëror të arsimit të lartë Fiani-Leçisotti në Torremaggiore. Carmine Collina, drejtuese e institutit ku Xhesika ndiqte studimet, thotë se vajza ishte mjaftë e mirë në mësime, nxënëse e rregullt dhe e qetë.

Ishte shumë e përqendruar, e sjellshme dhe e butë. Ajo ishte një studente që ndiqte rregullisht mësimin, e cila kurrë nuk kishte probleme me integrimin. Ne do të qëndrojmë rreth shokëve të saj të klasës në mënyrë që t’iu lehtësojmë atyre dhimbjen për ngjarjen e rëndë. Sot në orën 9.45 do të respektohet një minutë heshtje në të gjitha klasat”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se, 45 -vjeçari Taulant Malaj ka hyrë në pallat, në shkallët e të cilit ka vrarë shtetasin italian Massimo De Santis, dhe më pas në banesë ka tentuar që ti marrë jetën bashkëshortes së tij.

Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që Tefta Malaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit