U vra nga burri, familjarët e Eleonorës kërkojnë ndihmë për sjelljen e trupit në Shqipëri

U vra nga burri, familjarët e Eleonorës…

GOFUNDME

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare që u vra në shtëpinë e saj në San Felice a Cancello, Itali nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci. 30 vjeçari e mbyti gruan në shtratin e tyre para syve të fëmijëve të tyre të vegjël, 4 dhe 6 vjeç.

Familjarët e 24-vjeçares që la jetimë dy fëmijë të mitur kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për sjelljen e trupit të saj në Shqipëri. Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë dhe lehtësojë sado pak dhimbjen e prindërve që saj që jetojnë në Dibër.

Ata kanë treguar për mediat se vajza e tyre ishte ndarë njëherë nga bashkëshorti Lulzimi, por me ndërhyrjen e të moshuarve të fisit, ajo ishte rikthyer sërish me të dhe pak muaj më parë kishte shkuar në Itali bashkë me fëmijët.

Por mëngjesin e 9 tetorit, bashkëshorti i saj, dyshohet se në gjendje depresioni i vuri duart në fyt dhe e mbyti në sy të fëmijëve të mitur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit