U vra nga burri në SHBA, banorët e fshatit ku u rrit Suela: Ishte vajzë shumë e mirë

U vra nga burri në SHBA, banorët…

Në ShBA u regjistrua një ngjarje tronditëse ku shqiptari 34-vjeçar, Renato Muhaj vrau gruan e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Ngjarja u regjistrua rreth orës 3 të mëngjesit të 29 janarit. Ngjarja tragjike ka tronditur banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër, ku e viktima kaloi fëmijërinë para se të largohej në emigracion.

“Një vajzë shumë e mirë, jemi rritur me babain e saj këtu. Dimë që ata kishin një vit e ca të ndarë. Muka ishte infermier këtu në fshat dhe i doli lotaria ameikane”, tha një prej banorëve të fshatit.

Nje banore tjetër tregon se 32-vjeçarja ishte rritur së bashku me vajzat e saj, ndërkohë që ende ruanin lidhjet në rrjetet sociale.

“Jemi ndjerë shumë keq, kam qarë. Bile vajza ka hedhur dhe një foto në Instagram, ajo ma dha lajmin. Pastaj mora dhe një shoqen time për t’u siguruar se nuk më besohej. Janë rritur bashkë me vajzat e mia dhe kanë vijuar të mbajnë kontakte në rrjete sociale. Për pjesën e marrëdhënies me bashkëshortin nuk e di. Por vajza më tha se kishte më shumë se 1 vit që i kishte hequr fotot me burrin dhe mendoj që mund të jetë ndarë. Punonte në bankë, ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte marrë certifikata të ndryshme. Ai si duket ka vajtur të marrë vajzën, nuk e di si ka ndodhur”, tha një banore e fshatit Ngraçan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit