U vra për hakmarrje/ Ky është viktima që u qëllua teksa po pinte kafe me të atin në Kavajë

U vra për hakmarrje/ Ky është viktima…

 Në foton më sipër shihni Arjan Gosën, i cili u vra pasditen e djeshme me një plumb në kokë në ambientet e një lokali në Kavajë. Për fat të keq babai i tij pa të gjithë skenën, pasi në atë momente po pinte kafe me të birin.

Krimi ndodhi rreth orës 18:30, kur një person i identifikuar si Habib Rexha është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Gosës, duke e lënë të vdekur në vend. Rexha ndodhet në arrati, ndërsa mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të hasmërisë që ata kanë pasur, nga një konflikt i hershëm.

Habib Rexha rezulton te jete vëllai i Sali (Altin) Rexhes, i cili u vra pak jave me parë pas një konflikti me Edmond Gosen, vëllain e Arjanit.

Kujtojmë se Edmond Gosa dhe Sali Rexha u takuan për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike, me vrasjen e të dy personave.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit