U vranë në 21 janar 2011, qeveria shpall ‘Dëshmorë të Atdheut’ 4 viktimat, përfitojnë çdo muaj para

U vranë në 21 janar 2011, qeveria…

Sot qeveria vendosi që ti japë statusin ‘Dëshmor i Atdheut’ katër protestuesve të vrarë në bulevard në protestën e 21 janarit 2011, 10 vjet pas kësaj proteste.

Ky status i jep një vlerë monetare familjes së viktimave që humbën jetën 10 vite më parë. Ata do të përfitojnë çdo muaj nga 7 mijë lekë të vjetra. Këtë shumë parash e përfitojnë familjarët e trungut, me certifikatë familjare, që janë në momentin e marrjes statusit “Dëshmor i atdheut”.

Nëse familjarët nuk bien dakord për të dhënë një prokurë për një person që të marrë paratë, atëherë është instituti i sigurimeve shëndetësore që bën ndarjen e kësaj shume te të gjithë pjestarët e familjes./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit