U vranë nga Përparim Ademi, motra e Zhanetës dhe Kristinës hap gjyq: Dua kujdestarinë e nipit!

U vranë nga Përparim Ademi, motra e…

Adriana, motra e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u vranë ditën e Vitit të Ri në shtëpinë e tyre në Astrit, kërkon kujdestarinë e djalit të Zhanetës. Ajo ka nisur një gjyq në Gjykatën e Tiranës për të marrë nipin e mbetur jetim.

Fax News shkruan se, 14 vjeçari që mëngjesin e 31 dhjetorit 2020 ishte në shtëpi dhe pa gjithë ngjarjen, dhe aktualisht jeton me Adrianën. Por kjo e fundit pavarësisht se nipi jeton me të, do ta ketë atë dhe në kujdestari.

Në Gjykatë ajo kërkon që të jetë kujdestarja e nipit të mitur.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit 2020, teksa dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi ndodheshin në shtëpinë e tyre. Autori Përparaim Ademi kishte lidhje me të dyja motrat. Shkak i vrasjes dyshohet se është bërë kërkesa e motrave për tu ndarë nga Ademi.

Për këtë ngjarje Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore” pasi dyshohet se Përparim Ademi bashkë me dy motrat lindnin fëmijë dhe i shisnin ata në vendt fqinje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit