U zbulua lidhja me Beartin, ‘revoltohen’ ndjekësit në “Instagramin” e Teas

U zbulua lidhja me Beartin, ‘revoltohen’ ndjekësit…

 

 

Kanë kaluar disa ditë që nga momenti kur u bën publike disa foto të Beartit dhe Teas që shiheshin duke u puthur. Këto fakte përforcuan deklaratën e Shqipes se dyshja ka qenë çift edhe pse në ekran shtireshin ndryshe. Pasi provat u bën virale kudo në rrjet, erdhi edhe reagimi i Andit, i cili bëri me faj produksionin, Beartit i cili deklaroi se Tea ishte e dashura e tij që prej nëntorit dhe vetë Teas e cila tregoi të gjithë të vërtetën e ngjarjes. Kjo e vërtetë trazoi shumë ujëra, teksa në sytë e publikut Tea u kthye si një tradhtare që kishte mashtruar Andin.

Ndërkohë në Instagramin e Teas para se të publikoheshin fotot numri i ndjekësve ishte 528 mijë dhe pas publikimit shkuan në 528 mijë ndjekës, por më pas ky numër u ul dhe si duket aktrimi i tyre i ka revoltuar ndjekësit e Teas, ndërsa në Instagram së fundmi ajo numëron ndërsa nga 528 mijë ndjekës që kishte para publikimit të fotove me Beartin 520 mijë ndjekës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit