U zhduk teksa peshkonte, vijojnë kërkimet për 40-vjeçarin në Porto Romano

U zhduk teksa peshkonte, vijojnë kërkimet për…

Kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit Aurel Ndoni i cili u zhduk mbrëmjen e kaluar (25 shkurt 2024) teksa ishte duke peshkuar në Porto Romano, janë duke vijuar edhe gjatë kësaj të hëne, teksa deri më tani asnjë shenjë nuk është shfaqur.

Ndoni njihej si një peshkatar amator, i cili shpesh dilte për të peshkuar në Durrës. Mbrëmjen e djeshme ai ishte me vëllain i tij 33-vjeç E. Ndoni dhe mikun e tyre M. V. Sipas informacioneve të verifikuara nga burime policore, 40-vjeçari dyshohet të ketë rënë nga varka, dhe më pas deti e ka tërhequr në thellësi.

Që prej mbrëmjes së djeshme polumbarë të forcave RENEA po kërkojnë për trupin e 40-vjeçarit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:15, të dielën e 25 shkurtit 2024. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për rastin, dhe po heton zbardhjen rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Po peshkonte, deti tërheq 40-vjeçarin në Porto Romano

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit