U zhdukën në rrjedhën e lumit, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësinë e Madhe

U zhdukën në rrjedhën e lumit, gjenden…

Moti i keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë, shkaktoi dhe dy viktimat e para.

Ditën e sotme janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir (Pjetër dhe Jason Rushaj) që i mori rrjedha e ujit të përroit në Malësi të Madhe teksa po lëviznin me automjet.

Vajza që ndodhej në makinë arriti të shpëtonte pasi u ndihmua nga një banor i zonës,

Të tre po udhëtonin me makinën që drejtohej nga babai Pjetër Rushaj por i mora rrjedha e ujit në Bogë.

“Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)” – njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit