U zhvati shqiptarëve 2 milionë euro nga buxheti i shtetit, pranga biznesmenit të njohur

U zhvati shqiptarëve 2 milionë euro nga…

Policia në Gjilan ka arrestuar biznesmenin me iniciale I.H. Ky i fundit dyshohet se ka fituar tender më vlerë rreth 2 milionë euro duke u prezantuar me dokumente të falsifikuara.

Në njoftimin e publikuar nga prokuroria, biznesmeni i  arrestuar është pronar i kompanisë “Globi M.I”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet, I.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton opinionin publik se ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që ti fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bazë të këtyre veprimeve, shtetasi me iniciale I.H., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal, për të cilën ndodhen nën masën e ndalimit.

Prokuroria po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit